E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pendohet 70-vjeçari që vrau fqinjin për një kanal: Më ofenduan dhe u vetëmbrojta!
Lajme

Pendohet 70-vjeçari që vrau fqinjin për një kanal: Më ofenduan dhe u vetëmbrojta!

Maliq Marku, 70-vjeçari që vrau fqinjin e tij për një kanal është penduar për krimin e kryer.

I pyetur nga oficerët e policisë për shkakun e ngjarjes së rêndë, Marku ka thënë se viktima Shefqet Hasa dhe i plagosuri Bekim Keça e kishin ofenduar dhe pastaj në gjaknxehtësi e sipër ka qëlluar ndaj tyre për vetëmbrojtje.

Ngjarja ndodhi shumë shpejt, Shefqet Hasa dhe Bekim Keça më ofenduan. Kemi pasur mosmarrëveshje për kanalizimet kërkova që të sqaroja situatën. Në gjaknxehtësi e sipër mora armën dhe qëllova ndaj tyre. Qëllova për vetëmbrojtje, jam penduar për veprimin tim.

70-vjeçari me pistoletën TT që mbante në shtëpi qëlloi 6 herë, 4 plumba lanë të vdekur Hasën dhe 2 të tjerë plagosën Keçën, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Një kanal i ujërave të zeza është bërë shkak për ngjarjen e rëndë. Banorët e lagjes me paratë e tyre kishin rregulluar kanalin e ujërave të zeza. Por Maliq Marku duke qenë në Angli nuk kishte paguar për këtë kanal.

Pas kthimit nga Anglia, ai ka dashur të lidhte kanalizimin me banesën e tij dhe për këtë arsye ka shkuar tek ujësjellësi. Pas piketimit të kryer nga punonjësit e ujësjellësit, kanë nisur debatet mes fqinjëve të cilët nuk kanë pranuar kanalizimet e Markut. Ky i fundit në gjaknxehtësi e sipër ka vrarë Hasën dhe plagosur Keçën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.