E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pagoi vrasjen e bashkëshortes, shpërthejnë komentet ndaj Naim Murselit, çifti kishte aplikuar për divorc disa vjet më parë
Lajme

Pagoi vrasjen e bashkëshortes, shpërthejnë komentet ndaj Naim Murselit, çifti kishte aplikuar për divorc disa vjet më parë

Vrasja e Liridona Ademajt tronditi opinionin publik, sidomos pasi u zbulua që krimi ishte planifikuar nga i shoqi, i cili e kishte inskenuar ngjarjen si grabitje.

Para se të arrestohej dhe ngjarja të zbardhej, ai shfaqej i pikëlluar duke pritur edhe ngushëllime për të. Diku me zemrën në dorë, e në tjetër moment me dorën mbi arkivolin e Liridonës, Naim Murseli shfaqej i pikëlluar në varrimin e 30-vjeçares.

Me gjakftohtësi të plotë ai ka përcjellë për në banesën e fundit nënën e dy fëmijëve të tij.

Për vrasjen e viktimës, Murseli thuhet se i ka paguar 30 mijë euro një bashkëfshatari të tij, ndërsa në ngjarje është përfshirê edhe nipi i tij Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së i cili është arrestuar.

Reagimet kanë qenë të shumta pasi ish-këshilltari i Behgjet Pacollit pranoi fajësinë.

Në faqen e tij në “Facebook” ka vërshuar një lumë me komente.

Qytetarë të shumtë, të mllefosur, kanë komentuar në fotografitë e tij. “Kriminel i keq, kalbu në burg katil!”, është një prej komenteve, ndërsa një tjetër shkruan; “Tash kalbesh në burg, paska qenë privilegji yt i fundit në këtë botë kjo foto”.

Ndërsa një qytetare tjetër, e cilësoi Murselin si “njëri të poshtër”.

Ndërkohë një një tjetër komentues hedh dyshimin se shkak është bërë kërkesa për divorc e viktimës, që sipas tij nuk ishte pranuar nga gjykata.

Sipas Gazeta Express, Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc përpara autoriteteve suedeze në janar të vitit 2019. Megjithatë divorci s’kishte ndodhur, pasi brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri prej tyre nuk kishte shkuar për të konfirmuar divorcin. Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të pushuar çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.