Sekretet familjare i morën jetën 14-vjeçares: Gjyshi drejtor dogane, babai donte para prej tyre

Aleksandar G., babai i 14-vjeçares së vrarë Vanja, ndodhet në paraburgim, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorët e rrëmbimit të saj që edhe më pas e vranë.

Autoritetet maqedonase kanë dyshime se babai i vajzës ka dashur t’i zhvasë para nënës së saj pasi ajo së fundmi kishte shitur shtëpinë. Për këtë arsye ai ka ndihmuar rrëmbyesit me informacione duke iu thënë se kur do të largohet vajza nga shtëpia.

Aleksandar G. është marrë në pyetje në prokurori dhe ka mohuar përfshirjen në rrëmbimin e vajzës së tij, por i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit se do të ndikonte në hetim.

Por fqinjët e kësaj familjeje nga Shkupi kanë zbuluar motive më të thella të Aleksandrit, i cili tronditi rajonin për faktin se dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin e vajzës së tij.

Prindërit e Vanjës janë të divorcuar, dhe gjyshi i Vanjës, babai i nënës së saj, është një burrë i pasur, drejtor i doganës i cili të gjitha këto pasuri ia trashëgoi nënës së Vanjës.

Ekziston mundësia që babai, i revoltuar kundër familjes së ish-gruas, të ketë dashur të nxjerrë para prej tyre, duke e ditur se sa të pasur janë. Ai nuk ishte aspak një figurë pozitive në jetën e Vanjës dhe nënës së saj.

Nga ana tjetër Vanja, dëshmojnë miqtë dhe profesorët e saj, ishte një vajzë gazmore, e zgjuar.

Publikuar nga Publik Media