E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Arrestohet adoleshenti në kërkim bashkëpunëtori që vodhën një dyqan
Lajme

Tiranë/ Arrestohet adoleshenti në kërkim bashkëpunëtori që vodhën një dyqan

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se me një pistoletë lodër ka vjedhur dy persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kërkim është vënë një tjetër 17-vjeçar, bashkëpunëtor i të arrestuarit.

NJOFTIMI I POLICISE
I vodhën nën kërcënimin e një pistolete imituese, një shumë parash, dy shtetasve, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohet shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit ditën e djeshme, në sheshin “Skënderbej”, rreth orës 03:20, dy persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e një arme, i kishin vjedhur një shumë parash dy shtetasve dhe më pas ishin larguar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u kap njëri prej autorëve të dyshuar, një 17-vjeçar, banues në Tiranë. Gjithashtu, vijon puna për kapjen e një 17-vjeçari tjetër, bashkëpunëtor i tij. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të miturit, janë autor të dyshuar edhe të vjedhjes së një shume parash, në një farmaci në rrugën “Asim Zeneli”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.