Chiellini flet për kualifikimin e Shqipërisë në Euro2024: Kam shumë miq shqiptarë, e meritojnë
Futbollisti i njohur italian, Giorgio Chiellini ka komentuar shortin e EURO2024 dhe fatin e Italisë në turneun europian.
Chiellini i cili ishte kapiten i Italisë kur mposhti Anglinë në finalen e Euro 2020, thotë se “azurrët” kanë premisa edhe për këtë kampionat.
Ai e cilësoi Shqipërinë një vend mik dhe që duhet respektuar ashtu siç e meriton.
“E njoh shumë mirë shortin italian. Kroacia dhe Spanja janë skuadra të mira me përvojë, me lojtarë të mirë. Shqipëria është miku ynë më i madh me të cilin përballemi. Jemi shumë të lumtur që ata u bashkuan në Euro. Unë kam shumë miq shqiptarë dhe e meritojnë. Ne duhet ta respektojmë atë. Natyrisht, ne do të përpiqemi të kalojmë grupin, të arrijmë në çerekfinale dhe më pas do të shohim. Ne kemi parë edhe në Europianin e fundit, ishim me fat.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



