E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha i përgjigjet akuzave të ish-ministrit të Mjedisit në qeli! Ish-kryeministri: Jo Lefter, ia bëre vetes! Rri aty e mos u ndje
Lajme

Berisha i përgjigjet akuzave të ish-ministrit të Mjedisit në qeli! Ish-kryeministri: Jo Lefter, ia bëre vetes! Rri aty e mos u ndje

Ish-kryeministri Sali Berisha iu është përgjigjur akuzave të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve.

Berisha thekson se Lefter Kokës, “ia bëri vetja, sepse e kanë marrë me qira”, duke iu drejtuar që ” rri aty dhe mos u ndje”.

“Kontraktor për kompaninë është ministria. Lefter që akuzon ma ka bërë Berisha, jo Lefter ia ke bërë vetes se të kanë marrë me qira, rri aty dhe mos u ndje”, tha ish-kryeministri.

Gjatë seancës së 11 Dhjetorit në GJKKO, Lefter Koka para gjyqtares së çështjes deklaroi se akuzat ndaj tij dhe stafit janë ngritur në bazë të opinionit politik dhe mediatik.

“I kërkoj ndjesë të gjithë stafit nëse janë këtu për shkakun tim. Ata kanë bërë më të mirën që mund të bënin. Akuzat janë ngritur mbi bazë të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël. Ndjesë të gjithë juve (personave që janë akuzuar në dosjet ku ai është pjesë)”, është shprehur Lefter Koka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.