E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë, një efektiv i Policisë së Shtetit ka tentuar vetëvrasjen
Lajme

Tiranë, një efektiv i Policisë së Shtetit ka tentuar vetëvrasjen

Një efektiv i Policisë së Shtetit ka tentuar vetëvrasjen ditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se efektivi 50-vjeçar ka qëlluar veten me armën e shërbimit, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Babë Rexha” të kryeqytetit, ku polici jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar.

Sakaq dyshohet se polici ndodhej edhe në vështirësi ekonomike për shkak të borxheve që kishte.

Efektii  i policisë  është pjesë e Komisariatit nr.2. 50-vjeçari ka qëlluar veten me armë në zemër.

Aktualisht është në spital në gjendje kritike për jetën.  Mësohet se efektivi  kishte lënë një letër për djalin e tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2023, në rrugën “Babë Rexha”, shtetasi F. K., 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.