E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Borë në Kukës dhe në Korçë, ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve
Lajme

Borë në Kukës dhe në Korçë, ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në akset Kukës-Shishtavec, Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Korçë-Dardhë.

Sipas informacioneve në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm, por sipas parashikimeve të motit edhe në vazhdim priten reshje.

Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës. Sipas ARRSH, qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.