Zyrtari ukrainas hyn në mbledhjen e këshillit dhe hedh dy granata
Një person ka ndërruar jetë dhe 26 të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist në një fshat të Ukrainës. Një zyrtar i lartë ka hedhur dy granata brenda mbledhjes ku ishin të gjithë këshilltarët. Pamjet janë filmuar, pasi e gjithë mbledhja po transmetohej live në Facebook.
Në pamje shihet kur zyrtari i lartë, hyn dhe qëndron pas derës. Më pas ai hedh granatën duke shkaktuar një masakër. Policia ende nuk ka komentuar motivin e mundshëm të sulmit.
“Sot në orën 11.37, policia mori një mesazh se njëri prej këshilltarëve shpërtheu granata në ndërtesën e Këshillit Keretsky të rrethit Mukachevo gjatë një mbledhjeje sesioni”, tha Policia në faqen e saj në Facebook.
Keretsky është një fshat pjesërisht hungarez, pjesërisht ukrainas.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



