Vetting-u në polici/ 3 drejtues të policisë dhe AMP-së para Vlerësimit
Nga dita e nesërme do të nisin seancat publike për punonjësit e policisë që i nënshtrohen vetting-ut në polici.
Seancat me subjektet e vlerësimit kalimtar kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP-së do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese.
Zyrtari i parë për të cilin do të mbahet seanca është Edmond Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Trupa e Vlerësimit përbëhet nga kryesuesi Arben Sefaj, reklatorja Denisa Sina dhe anëtarja Suela Bulku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



