E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi  tregon ‘3 qëndrime të Veliajt për inceneratorin e Tiranës’: Cilën nga këto fytyra keni takuar në fushatë?
Lajme

Këlliçi tregon ‘3 qëndrime të Veliajt për inceneratorin e Tiranës’: Cilën nga këto fytyra keni takuar në fushatë?

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar një video, ku dallohen tre qëndrime të ndryshme të kryebashkiakut, Erion Veliaj, në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

‘Cilën nga këto fytyra keni takuar gjatë fushatës? Këtu janë 3 fytyra dhe qëndrime të ndryshme për inceneratorin e Tiranës. Secila kundërshton tjetrën. Pa pikë turpi si çdo mashtrues që të gënjen sy për sy pa iu dridhur qerpiku’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Cilën nga këto fytyra keni takuar gjatë fushatës? Këtu janë 3 fytyra dhe qëndrime të ndryshme për inceneratorin e Tiranës. Secila kundërshton tjetrën. Pa pikë turpi si çdo mashtrues që të gënjen sy për sy pa iu dridhur qerpiku. Herën e parë e bëra unë thotë. Herën e dytë e bëri paraardhësi. Herën e tretë e bëri qeveria. E vërteta në fakt është një. Inicues dhe kërkues i inceneratorit të Tiranës është vetë Erion Veliaj.

Unë vetë gjatë fushatës kam dëgjuar njerëz që bindnin të tjerët se “lali” është i fortë dhe se ka shumë para. Tani le të numërojnë shkurret, pemët dhe inceneratorët imagjinarë.

Keqardhje për Tiranën dhe bashkëqytetarët e mi! Nga mashtruesi s’ka parë kush hajër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.