Protestuesit thirrje kundër qeverisë, tymuese para Kryesisë së Kuvendit
Qytetarët kanë shkuar me tymuese në protestën e opozitës para Kryesisë së Kuvendit.
Ata kanë ndezur tymuese në ngjyrën blu, për të përcjellë edhe një mesazh mbështetjeje ndaj PD-së.
Gjithashtu protestuesit kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe Parlamentit.
Parlamentin e kanë cilësuar si Parlamenti i krimit. Në protestë nuk kanë munguar as thirrjet “Rama ik”.
Argita Malltezi-Berisha ka zbritur në protestën e thirrur nga opozita, që po mbahet para Kryesisë së Kuvendit.
Në një prononcim për mediat, Argita Malltezi tha se në protestë ka shkuar si qytetare për një protestë popullore.
Ajo bëri një apel të fortë për shqiptarët, të cilëve u kërkoi që të bashkohen me protestën jo për çështje numrash, por për çështje fryme.
“Dalja në rrugë është aspekti i protestës popullore, në radhë të parë është apel për pjesën tjetër të popullatës për të qëndruar. Nuk është çështje numrash por çështje fryme, një ditë tjetër do jenë më shumë. Berisha bën atë që bën çdo njëri për vendin e tij, njerëzit do ta mbështesin jam e bindur, për ne është e rëndësishme është ajo që bëjmë ne për vendin dhe parimet. Si juriste jam pa fjalë, kurrë nuk e mendoja që në sistemin e drejtësisë mund të kishte shkelje të tilla të ligjit si ato që kam parë në atë proces që më ka prekur personalisht”, theksoi Argita Malltezi-Berisha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



