E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzohen se përdhunuan dy vajza në Berat, të rinjtë  dhe nëna e 16-vjeçares e mohojnë . Gjykata cakton “arrest me burg”
Lajme

Akuzohen se përdhunuan dy vajza në Berat, të rinjtë dhe nëna e 16-vjeçares e mohojnë . Gjykata cakton “arrest me burg”

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë sot masat e sigurisë për shtetasit Andon Shoshari, 20 vjeç dhe Ardit Nano, 33 vjeç, banues në Berat.

Dy të rinjtë u arrestuan mbrëmjen e së enjtes për përdhunimin e dy vajzave, njëra 16 dhe tjetra 19 vjeçe.

Të arrestuarit kanë mbërritur në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie, pasi zona e jashtme e gjykatës ka qenë e tejmbushur me familjarë të të katër familjeve.

Mësohet se asnjë prej dy djemve nuk e ka pranuar akuzën e përdhunimit dhe kanë deklaruar në sallë se vajzat kanë gënjyer.

Prokurorja Denisa Perdja ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për të dy djemtë, ndërkohë që gjyqtarja Ardjola Çela, pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet e avokatëve të Shosharit dhe Nanos, ka vendosur për ta masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë, deri në mbërritjen zyrtare të ekspertizës mjeko-ligjore të kryer mbi vajzat.

Rasti i përdhunimit të dy vajzave në Berat është sjellë në vëmendje sërish mëngjesin e kësaj të hëne.

Lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy persona, 33-vjeçari Ardit Nanon dhe 20 vjeçarin Andon Shoshari, të cilët akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me dy vajzat e reja.

Çfarë thotë nëna e vajzës 16-vjeçare Rudina Jashari

Por nëna e vajzës 16-vjeçare, Rudina Jashari, hedh poshtë pretendimet për përdhunim. Në një lidhje të drejtpërdrejt për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo shprehet se vajza e saj nuk është përdhunuar duke përgënjeshtruar dhe lajmet.

Ajo nënvizoi se e bija para dy vitesh ka qenë e lidhur me Andon Shesharin, me të cilin janë dhe kushërinj të parë, duke theksuar se tashmë e mitura është ndarë me këtë të fundit dhe është martuar me një tjetër prej pak kohësh.

Jashari ka akuzuar njerëzit e burrit të vajzës në lidhje me ngjarjen duke thënë se kunata dhe kunati e kanë futur në këtë mesele.

“Vajza ime ka pasur një lidhje me Andon Shesharin, para dy vitesh. Vajza ime u martua më pas te Embra Kovaçi. Për shkak të xhelozisë ka pasur shtyrje. Problemet ka pasur vetëm nga ata. Mamaja e Andonit dhe  burri im janë vëlla e motër. Po kanë qenë të lidhur para dy vitesh, vajza ime me Andon Shesharin. Vajza ime është e martuar prej 1 muaj e gjysmë. Çunat nuk kanë faj. Ato e shtynë gocën time që të flasë këto fjalë. Unë vajzën time nuk e dua në atë shtëpi.

E kanë shtyrë kunata dhe kunati. Janë xhelozë. Unë çunat i dua jashtë burgut. Nuk e kanë ngacmuar dhe nuk e kanë përdhunuar. Janë gënjeshtra. Nuk kam mundur të flasë me vajzën time, nuk e lënë ata.  Unë dua të pyes dhe vajzën se çfarë ka ndodhur. Vajza u nda nga Andoni se nuk e lashë unë, janë kushërinj të parë.  Ka qenë kunati që ka bërë denoncimin”-theksoi ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.