E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në burgun e Peqinit/ Arrestohet Indrit Shaqja, ndihmoi…
Lajme

Vrasja në burgun e Peqinit/ Arrestohet Indrit Shaqja, ndihmoi…

Pas kërkesës së prokurorisë, arrestohet Indrit Shaqja, i cili u plagos në ngjarjen e rëndë që ndodhi të premten në burgun e Peqinit.

Ka dyshime se i dënuari me burgim të përjeshtëm mund të jetë përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj.

Prokuroria e Elbasanit mësohet se në vijim të veprimeve hetimore, ka rikqyrur qelinë e Indrit Shaqjas, ku u vra edhe Arben Lleshi.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes në një arkë druri është gjetur një telefon celular, të cilin Shaqja e ka pranuar se është i tij.

Njoftimi 

Në vijim të ngjarjes së datës 15.12.2023, nga Shërbimin i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, më datë 19.12.2023, ora 21:00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, të dënuarit Indrit Shaqja, akomoduar në IEVP Peqin, për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale” parashikuar nga neni 324/a/2 të Kodit Penal.

Kjo pasi, nga kontrolli i ushtruar në dhomën e akomodimit në IEVP Peqin ju gjet 1 (një) aparat celularë i kamufluar në arkën e sendeve ushqimore, i cili u sekuestrua.

Gjithashtu u gjet dhe 1 (një) predhë e cila ishte nga ngjarja e vrasjes së viktimës A.LL.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe po vijojnë hetimet me intensitet për të gjithë personat e përfshirë, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së datës 15.12.2023.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.