E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Maroku pranon ekstradimin e Ruben Saraivës, vrau   Ardian Nikulajt në Shëngjin
Lajme

Maroku pranon ekstradimin e Ruben Saraivës, vrau Ardian Nikulajt në Shëngjin

Maroku ka aprovuar ektradimin e Ruben Saraivës, vrasësi i Ardian Nikulajt në Shëngjin.

‘Sundimi i ligjit vijon të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet. Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri.’- njofton policia.

Vetëm pak javë më parë telefoni i Ruben Saraivës iu përcoll nga autoriteteve shqiptare nga homologët marokene.I riu portugez dyshohet se kishte rolin e ekzekutorit në eliminimin e biznesmenit lezhjan Ardian Nikulaj më 19 prill të këtij viti, brenda ambienteve të hotelit të tij në Shëngjin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.