E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet vëllai i kryebashkiakes së Bulqizës, premtonte letra bullgare
Lajme

Arrestohet vëllai i kryebashkiakes së Bulqizës, premtonte letra bullgare

Luan Mjeshtri, vëllai i kryebashkiakes së Bulqizës, është arrestuar të enjten e 21 dhjetorit. Së bashku me dy persona të tjerë, ai lëshonte dokumenta të falsifikuar për personat që dëshironin të merrnin pasaportën bullgare, me arsyetimin se i përkasin minoriteteve bullgare në Dibër. Luan Mjeshtri mbante postin e administratorit të njësisë Administrative Ostren, pjesë e Bashkisë Bulqizë.

Duke qenë se e motra, Festime Mjeshtri, kishte në dorë pushtetin vendor, dhe ai drejtonte një prej komunave të qytetit, Luan Mjeshtri shiste për 100 mijë lekë të vjetra certifikata të falsifikuara. Pjesë e skemës së mashtrimit ishte edhe Arlin Limani me detyrë specialist i shërbimit social në njësinë administrative Ostren si dhe Fitim Balla me detyrë sekretar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë Bulqizë. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Festime Mjeshtri sapo mori detyrën në krye të Bashkisë së Bulqizës, lejoi në kundërshtim me ligjin që i vëllai të ishte nënpunësi i sajm në konflikt me interesin. Lidhur me këtë fakt është kërkuar nga një pjesë e Këshillit Bahkiak që Festime Mjeshtri të shkarkohet nga detyra. Ende pa u mbyllur çështja e korrupsionit me tenderat që lëshonte Lefter Alla për miqtë e tij, Bulqiza, një vend i vogël dhe i varfër, përfshihet nga një tjëtër korrupsion nga nënpunësit e shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.