E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazment Bardhi kallzoi në SPAK Lindita Nikollën! GJKKO me  vendim pushimi
Lajme

Gazment Bardhi kallzoi në SPAK Lindita Nikollën! GJKKO me vendim pushimi

GJKKO ka marrë vendimin për mosfillimin e një procedimi penal ndaj kryeparlamentares, Lindita Nikolla, pas kallëzimit të bërë nga deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi.

Sipas Bardhit, Nikolla ka shpërdoruar detyrën pasi kjo e fundit ka lejuar futjen në sallën e parlamentit pa pasur asnjë situatë të punonjësve të gardës që kanë qenë të armatosur.

Fillimisht ishte SPAK ai që rrëzoi kallëzimin e Bardhit, ndërsa ky i fundit e ankimoi më pas në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, por edhe kjo e fundit ka lënë fuqi vendimin e Prokurorisë së Posaçme.

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit penal të shtetasit Gazmend Bardhi, me cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të bërë ndaj shtetases Lindita Nikollime cilësinë e Kryetares se Kuvendit të Shqipërisë, ka regjistruar kallëzimin penale Nr. 245 të vitit 2023, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  2. Pas vlerësimit të kallëzimit penal të sipërcituar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 22.11.2023 vendosi: “1. Mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin penal Nr. 245 të vitit 2023. 2. Vendimi t’u njoftohet të interesuarve. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve nga njoftimi i vendimit.”.
  3. Vendimi i mësipërm është ankimuar në Gjykatë nga kallëzuesi më datë 11.12.2023. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore në respektim të nenit 291 pika 3 të K.Pr.Penale. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 75/a, 112, 290 dhe 291 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenin 248 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 496, datë 22.12.2023, vendosi:
  4. Lënien në fuqi të vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket kallëzimit Nr. 245 datë 08.11.2023”, datë 22.11.2023.
  5. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen ankuesit.
  6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 22.12.2023

 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.