E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Maliqit protestë kundër investitorit strategjik: Ka rrëmbyer më shumë se 300 hektarë tokë
Lajme

Banorët e Maliqit protestë kundër investitorit strategjik: Ka rrëmbyer më shumë se 300 hektarë tokë

Banorët e fushës së Maliqit kanë protestuar këtë të martë kundër një investimi strategjik që do të bëhet në zonën e tyre. Banorët janë shprehur se tokat shtet, të cilat i kanë përdorur për shume vite radhazi, si dhe ato që kanë pasur me kontrata qiraje, do t’i jepen një kompanie, e cila do të investojë në plantacione mollësh dhe luleshtrydhesh.

“Ne kemi më shumë se 30 vjet që kemi hapur këto toka. Këtu ishte këneta kur i hapëm ne, vitet e para nuk morëm asgjë. Ne jemi fermerë dhe kemi të punësuar. Nëse na marrin këto toka do ketë edhe papunësi. Ne do ikim jashtë. Do ia marrim tokën me qira ne shtetit, vetëm të mos na sjellin ndonjë tjetër”, u shpreh një nga fermerët.

Sipas banorëve, në kontratë është parashikuar rreth 180 hektarë tokë, ndërsa kompania po zapton edhe toka të tjera që janë me certefikatë pronësie, ndërsa ngrenë akuza se sipërfaqja e marrë nga ky investitor shkon në më tepër se 300 hektarë.

“Janë rreth 300 hekratë tokë, që janë marrë nga një firmë. Po na zaptojnë të gjitha pronat. Unë kam një stallë blegtorale. Me këtë vendim unë jam i falimentuar. Jemi të gatshëm ta marrim me qira tokën”, tha një tjetër banor.

Në kontratën 4- vjeçare të siguruar nga CNA, parashikohet kultivimi i mollës dhe luleshtrydhes me një vlerë investimi prej 3.125.538 €.

Invesitori do të paguajë 10€ për hektar, ndërsa banorët kërkojnë rishikimin e kontratës duke qenë të gatshëm t’i paguajnë shtetit qiranë dhe tokat të mbeten në përdorim të fermerëve të zonës së Maliqit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.