Këlliçi publikon fakte tronditëse për inceneratorin e Tiranës: Do t’i përcillen Altin Dumanit
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe anëtari i Kryesisë, Belind Këlliçi në konferencë për mediat kanë folur lidhur me inceneratorin e Tiranës.
Gjatë fjalës së tij Berisha bëri me dije se Këlliçi sjell fakte tronditëse për kapjen në flagrancë në vjedhjen e fundit me djegësit e Tiranës.
“Sot jemi për të denoncuar një akt tjetër skandaloz në vjedhjen e shekullit. Në një kohë kur Rama për sipërmarrjen e tij me qeverinë, oragnizatat kriminale kalonte buxhetin për 5 minuta, Veliaj vendos shumën tjetër për të mbushur xhepat e bashkisë. Këlliçi po ju bën gjyqin public vjedhësve të shekullit. Arben Kraja u detyrua të lajë dosjen 2 javë para se dosja të shkonte në gjykatë. Dritan Preçi ishte i lidhur me Zoton dhe njëkohësisht I lidhur me McGonigal. Sot Këlliçi sjell fakt tronditës, kapjen në flagrancë në vjedhjen e fundit me djegësit e Tiranës.”, tha Berisha.
Këlliçi publikoi dokumentet që sipas tij tregojnë vjedhjen e rdhës për inceneratorin që nuk ekziston e që sipas tij kap vlerën 12. 7 milion euro.
“Është një falsifikim i paprecedentë, ka fakte dokumente zyrtare, konkretisht dokumente të Bashkisë Tiranë. Veliaj ka deklaruar se Ministria e Infrastrukturës në rolin e saj nuk ka parashikuar fonde për bashkinë e Tiranës për tre vitet e ardhshme, por në dokumentee pjesë e relacionit të Buxhetit 2024 tregohet se Ministria e Infrastrukturës ka parashikuar 12. 7 milion euro për këtë relacion. Kush është halli që Veliaj falsifikon dokumentet shtëtëror duke I dhën 12 milionë euro inceneratorit të Tiranës. I bëj thirrje publike prokurorisë pasi me veprimet e mosveprimet po lejojnë që veliaj të vjedhë nga buxheti i shtetit dhe të falsifikojë dokumetet shtetërore. Pas kësaj conference këto dokumente dhe të tjera të detajuara teksnike do t’i përcillen Altin Dumanit.”, tha Këlliçi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



