Avokatja paralajmëron Tabakun na trego si e bleve vilën në Hamallaj: Shihemi në SPAK!
Avokatja dhe aktivistja, Adriana Kalaja është shprehur se deputetja e Bashës, Jorida Tabaku duhet të tregojë sesi e bleu vilën në Hamallaj.
Kalaja teksa paralajmëron padi ndaj Tabakut, pais thotë se do të shihemi në SPAK në 2024, i kërkon kësaj të fundit që të bëjë transparente procedurën si e ka përfituar vilën.
Reagimi i plotë
Sude të të gjithë krahëve, bashkohuni. Nga Aleanca e qelbësirave, sot është kaluar në Aleancën e Sudeve.
Evoluim shumë “cilësor” në fakt. Realisht nuk bëj dot ndryshimin midis Sudes së Piramidave dhe Sudeve që i shërbejnë pushtetit. Mbase “Kompetenti” e bën.
Ajo që më bën përshtypje është fakti se tani nuk kanë turp, por na i përplasin në fytyrë dhe me arrogancë bashkëpunimin dhe pazaret e ndyra me regjimin. Unë kam dy vjet (nga shtatori 2021), që i kërkoj Sude Tabaku që të bëj publike sesi e ka blerë vilën në Hamallaj.
Dhe deri m? sot asnjë reagim apo përgjigje. Qoftë edhe të më padisë për shpifje. Pse nuk i bën publike dokumentat sesi e ka blerë Sude Tabaku vilën në Hamallaj?
Qënia deputete a e detyron Sude Tabakun të sqarojë publikun dhe sidomos ata që e kanë votuar dhe mbështetur? Nga kush mer garanci Sude Tabaku që nuk ka frikë nga ligji? Fatkeqësisht për të, por unë nuk i ndahem kur nis një çështje.
E kam këtë ves.
Ndaj sa të bëjë propagandën e regjimit lidhur me betejën e Liderit të Opozitës, të bëjë transparencë lidhur me menyrën sesi e ka përfituar pronën në Hamallaj.
Se nëse nuk do ishte Ai Lider, edhe Sude Tabaku sot do ishte anonime. Në luftë nuk mund të rrish në ne mes dhe e paanshme.
O me pazaret e regjimit, o me Opozitën. Rrugë tjetër nuk ka. Mesa duket, Sude Tabaku tashmë e ka zgjedhur “barikadën” e saj. Viti tjetër vjen shpejt. Shihemi në SPAK.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



