E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çopja i prangosur ekstradohet me avion privat nga Dubai në Belgjikë
Lajme

Çopja i prangosur ekstradohet me avion privat nga Dubai në Belgjikë

Franc Çopja me origjinë nga Elbasani,  i njohur me emrin e ndryshuar Franc Grigely, 31 vjeç, i arrestuar në Dubai pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje me paramendim, është ekstraduar për në Belgjikë. Ai ka zbritur nën masa policore në Zaventem dje në mëngjes me një avion privat, pasi linja ajrore refuzoi ta merrte në bord, të arrestuarin për vrasje.

Ekstradimi i të arrestuarit një vit më parë, u miratua më në fund më 13 dhjetor të këtij viti nga Emiratet e Bashkuara, ta cilat kanë një marrëveshje me Belgjikën.

Franc Çopja dyshohet se ka vrarë Arjan (Ardit) Spahiun në lagjen Molenbeek të Belgjikës, i cili vdiq i qëlluar shtatë herë nga afër nga tri autorë me maska, ndër të cilët njeri dyshohet se është Çopja, kurse një tjetër Mikael Qosja që ndodhet në burg në Dubai, por nuk është ekstraduar. Për këtë vrasje janë arrestuar edhe Florenc Meçe në Spanjë dhe Elvis Murati në Gjermani.

Viktima ishte e përfshirë në trafikun e drogës dhe kishte një laborator droge në shtëpinë e tij në Bruksel, ndaj dhe vrasja ka lidhje me lëndën narkotike.

Franc Çopja ose ndryshe France Gergely që  u ekstradua së fundmi jetonte në Dubai në një zonë superluksoze të njohur si Dubai Hills në një vilë të kushtueshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.