Përmbytet tuneli që lidh Anglinë me Europën, kaos me udhëtimet e anuluara
Operatori ndërkombëtar hekurudhor Eurostar, thotë se përmbytjet në tunelet hekurudhore në Anglinë juglindore janë bërë shkak për anulimin e të gjithë trenave që lidhin Londrën me kontinentin evropian të shtunën, duke ndërprerë udhëtimet e Vitit të Ri për mijëra pasagjerë.
Eurostar fillimisht kishte anuluar 14 trena që qarkullonin të shtunën, por tha se kishte vendosur të anulonte të gjitha shërbimet e ditës, gjithsej 41 trena, pasi përmbytjet vazhdonin
Disa pjesë të Anglisë janë përballur me shi të dendur ditët e fundit dhe një “paralajmërim i verdhë” zyrtar për erëra të forta është në fuqi në Anglinë jugore.
Shumë pasagjerë janë përpjekur të riorganizojnë planet e natës së Vitit të Ri.
Eurostar, i cili drejton shërbimet nga Londra në Paris, Bruksel dhe Amsterdam, tha se klientët e prekur kishin të drejtë për një rimbursim të plotë ose ndërrim. Nuk dihet ende nëse shërbimet do të rifillojnë të dielën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



