E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e  Kosovës  arreston një serb pas shkëmbimeve me armë në veri
Lajme

Policia e Kosovës arreston një serb pas shkëmbimeve me armë në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shkëmbyer të shtëna me disa persona në Zubin Potok që kanë tentuar të kontrabantonin dele nga Serbia. Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e policisë kufitare rreth orës 6:15 në fshatin Bube të Zubin Potokut ka vënë re lëvizje të dyshimta të disa automjetave. Në përpjekje për t’i ndaluar dhe kontrolluar automjetet e dyshuara, policia ka hasur në rezistencë të armatosur nga persona të dyshuar.

“Të ndodhur në një situatë të tillë, për të mbrojtur veten dhe vënë situatën nën kontroll, zyrtarët policorë i janë kundërpërgjigjur sulmit po ashtu me armë dhe kanë arritur ta arrestojnë njërin nga të dyshuarit me iniciale D.I, me vitin e lindjes 1981, mashkull serb kosovar nga Zubin Potoku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, zyrtarët policorë dhe i arrestuari nuk kanë pësuar lëndime.” – ka thënë Policia e Kosovës në një njoftim për mediat.

Gjatë kontrolleve të detajuara të një automjeti janë gjetur të ngarkuara 40 copë dele, pa dokumentacion përcjellës e që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Po ashtu aty janë hasur edhe dy automjete të braktisura, që dyshohet se kanë qenë në përcjellje të kamionit.

Kamioni me dele është dërguar në terminalin doganor, dy veturat e hasura në vendngjarje janë konfiskuar, kurse më aktvendim nga prokurori, i dyshuari është shoqëruar në deri në 48 orë në ambientet e paraburgimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.