Fakt: Me 10 mijë lekë sot blen 25 përqind më pak se një vit më parë
Në Shqipëri afrimi i festave të fundvitit gjatë viteve të fundit ka njohur vetëm rritje të kostos pë familjet e shqiptarëve. Teksa qeveria ka rritur kostot e jetesës përmes taksave dhe vjedhjes që bën në përditshmëri nga tenderat, shqiptarët do të detyrohen të shtrëngojnë rripin në këtë fundviti me më pak arsortimente në darkën e ndërrimit të viteve.
Nga studimi i bërë nga monitor, vërehet fakti se nëse në vitin 2022 me 10 mijë lekë të reja mund të bliheshin 23 produkte bazë në muajin dhjetor të 2023 blihen 17 produkte me çmimet e shtrenjtuara deri në 25 përqind të kostos.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve ka ndodhur për vajin e ullirit, mishin e pulës, pataten, vezën dhe larësin e rrobave, duke arritur nga 39 përqind deri në 61 përqind. Qumështi një nga produktet bazë është rritur me më shumë se 30 lekë ose me 20 përqind. Djathi i bardhë është një tjetër produkt bulmeti ku ka arritur në 650 lekë nga 560 lekë që ishte më parë me rritje 16 përqind. Veza po ashtu ka shënuar një nga shtrenjtimet më të mëdha me 39 përqind ku tashmë 10 kokrra veze po blihen 70 lekë më shumë se në dhjetorin e vitit 2022. Gjeli i vitit të ri këtë vit do ti kushtojë shqiptarëve 20 përqind më shumë.

Artikulli bazë i tavolinës së shqiptarëve është buka që në krahasim me dhjetorin e 2022 që blihej 90 lekë në dhjetorin e 2023 blihet deri në 110 lekë.
Këtë vit festimet e fundvitit do të jenë sfiduese edhe për ata pak shqiptarë që kanë ngelur në shqipëri pasi në këto vite një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë ikur me gomone duke shpopulluar vendin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



