E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është Franc Çopja nga Elbasani, lideri i klanit shqiptar që u ekstradua në Belgjikë
Lajme

Kush është Franc Çopja nga Elbasani, lideri i klanit shqiptar që u ekstradua në Belgjikë

Shqiptari Franc Gergely alias Franc Çopja nga Elbasani, 31 vjeç, merr titullin e palakmueshëm të kriminelit të parë të drogës i ekstraduar nga Dubai në Belgjikë.

Që nga mëngjesi i djeshme ai ndodhet në një qeli belge shkruajnë mediat vendase. Gergely njihet si mbreti absolut i mjedisit shqiptar, një lider klani që konsiderohet përgjegjës për të paktën nëntë vrasje.

Kush është ky njeri, i cili drejtoi biznesin e tij të pistë nga një vilë shumë milionëshe në Dubai dhe u ekspozua përfundimisht nga mesazhet e deshifruara të Sky ECC për bashkëpunëtorët e tij?

Kur Franc Gergely hipi në një avion privat të rezervuar posaçërisht nga qeveria belge nga Dubai, i shoqëruar nga hetuesit e policisë gjyqësore federale të Brukselit, ai e dinte se perandoria e tij kishte marrë fund.

Gulfstream G200 zbarkoi në Zaventem, ku më shumë policë po prisnin për ta çuar atë te gjyqtari hetues në Bruksel.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.