Gazetari: Lëreni Berishën, dilni zot Shqipërisë!
Kjo tokë e bekuar nuk është pronë e një njeriu dhe as e dy a tre njerëzve që kanë marrë gjithçka pa dhënë asgjë…
Gazetari Gjergj Zefi me anë të një shënimi në llogarinë e tij në FB shkruan se gjendja ku është katandisur politika është ku thërret qameti.
Të gjithë janë duke u marrë me Berishën, por opozita është katandisur si mos më keq dhe sipas gazetarit, duhet të dalë dikush të marrë fatet e këtij vendi.
Zefi shprehet se ky apel vlen për të gjithë ata që e duan këtë vend dhe mendojnë të rrisin këtu fëmijët e tyre. Sipas tij, Shqipëria nuk është pronë e një apo dy personave, por është tokë e të gjithëve.
“Lëreni Berishën në dreqninë e tij (po të doni edhe në shenjtërinë e tij) por dilni zot Shqipërisë, mos e lini vendin pa opozitë.
Kjo tokë e bekuar nuk është pronë e një njeriu dhe as e dy a tre njerëzve që kanë marrë gjithçka pa dhënë asgjë…
Merrni në dorë fatet e këtij vendi se historia do ju mallkojë! Kjo vlen për të gjithë ata që e duan këtë vend, pa dallim kahesh e doktrinash, pa dallim krahinor e social… Për të gjithë ata që duan të rrisin fëmijët këtu, në Shqipërinë tonë”, shkruan gazetari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



