FOTO/ Ky është Lulëzim Cami që u vra nga vëllai i tij me pistoletë
Ky është Lulëzim Cami, 68-vjeçarit i cili u vra me pistoletë dje në shtëpinë e tij në zonën e Freskut në Tiranë, nga i vëllai Vehap Cami.
Ky i fundit, pasi la të vdekur vëllain, vrau veten. Vrasja dyshohet se ka ndodhur pas një debatit verbal që dy vëllezërit kanë pasur ndërmjet të tyre për një pronë në fshatin Tërbaç të Bulqizës.
Por në Policinë e Bulqizës nuk ka asnjë denoncim apo incident të regjistruar për mes palëve.
Të dy vëllezërit Cami me origjinë nga Tërbaçi i Bulqizës, pas viteve ’90 ishin shpërngulur në Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



