E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Kishte humbur që prej 18 Dhjetorit, ky është i moshuari që u gjet i vdekur në Korçë
Lajme

FOTO/ Kishte humbur që prej 18 Dhjetorit, ky është i moshuari që u gjet i vdekur në Korçë

Fari Halili është 87-vjeçari që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në Korçë.

I moshuari ishte larguar nga shtëpia që prej 18 Dhjetorit dhe familjarët e kërkonin kudo. Trupi i 87-vjeçarit është gjetur i mbuluar me baltë në një arë në lagjen nr.17 të këtij qyteti.

87-vjeçari vuante nga skleroza por rrethanat e vdekjes së tij ende nuk dihen.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 08.01.2024, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në një tokë arë, është gjetur pa shenja jete, pa shenja dhune, shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 18.12.2023. Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.