I biri në qeli për marrëdhënie s*ksuale me vajzën 12-vjeçare të njerkës, flet babai me lot në sy: Bashkëjetuesja na kërcënoi! Si lindën konfliktet
“Kisha një fëmijë të vogël tek 8-vjeç e gjysmë, edhe ajo kishte fëmijë. Ramë dakord të bashkëjetonim. Ne debatuam, i thashë një të fshirë e të pastruar s’bën dot. Më tha ‘po me ju do të merrem unë, jua rregulloj unë’. Unë kam 3 djem, kur e kam marrë bashkëjetuese djemtë i kam pasur në Greqi. Kur erdhi djali tha po mirë e kemi si motrën tonë, hamë e pimë bashkë. Nuk është e vërtetë që djali ka kryer marrëdhënie me të, ajo e akuzoi sepse debatoi me mua.
Djali kishte dhomën e vet. Rrinim në një shtëpi, vajza qëndronte me nënën e saj, shkollën e kishim afër dhe e çonim. Janë muhabete të kota. Më tha “do ju fus të tërëve në burg”, tha i ati me lot në sy.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



