KQZ i jep mandatin deputetes së re të PDIU, Elena Xhinës
Elena Xhina ishte e treta në listën e kandidatëve të PDIU në Elbasan. Ja si e ka prezantuar veten gjatë fushatës: “Jam përfunduar studimet për drejtësi në Elbasan, për 10 vjet kam ushtruar profesionin e avokates. Aktualisht jam nënkryetare e Këshillit të Qarkut, prej 2 vitesh, dhe prej 4 vitesh jam pedagoge e jashtme në universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Kam fituar titullin doktore shkencash në vitin 2016.”
NJOFTIMI:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
– “Për dhënien e mandatit të deputetit te Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës së listës shumemërore të subjektit “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet” ,Qarku Elbasan, zj. Elena Xhina.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



