E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
18-vjeçari në në Korçë përdh*non 15-vjeçaren
Lajme

18-vjeçari në në Korçë përdh*non 15-vjeçaren

Një 18 vjeçar në Korçë me iniciale F.L. banues në fahtin Voskop dyshohet se ka përdhunuar një shtetase 15 vjeçare. Policia ka proçeduar në gjendje të lirë 18 vjeçarin dhe në lidhje me këtë rast policia ka bërë njoftimin publik.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi proçedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. L. 18 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë pasi në muajin tetor të vitit 2023, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15 vjeçe. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Ky nuk është rasti i vetëm në kohët e fundit ku vetëm tre ditë më parë Gjykata e Korçës ka lënë në burg 29 vjeçarin me iniciale K.T. i cili është arrestuar për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një të mitur 12 vjeçare. Ngjarja u denoncua nga e ëma e të miturës në datën 5 janar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.