Ndahet nga jeta themeluesi i “Dua Punë”…
Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur biznesmeni i njohur Shqiptar dhe njëkohësisht themeluesi i “Dua Punë”, Dritan Mezini.
Artan Mezini ndërroi jetë nga një arrest kardiak në moshën 52-vjeçare dhe do t’i mungojë botës akademike, opinionit publik, por mbi të gjitha ekonomisë së vendit, që humbi një prej inovatorëve dhe guximtarëve në nisma të rëndësishme.
Dritan Mezini ishte një njeri sportiv pasi e fillonte ditën në kodrat e liqenit artificial me aktivitet fizik dhe është e pabesueshme për të gjithë sesi ka ndodhur kjo vdekje, ndërkohë që ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje.
Ndarja nga jeta e Dritan Mezinit, ka shokuar të gjithë miqtë e tij të cilët përmes reagimeve në rrjetet sociale kanë shprehur trishtim dhe habi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



