E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçë/  Makina që drejtonte 15-vjeçari del nga rruga, plagoset pasagjeri tjetër i mitur
Lajme

Korçë/ Makina që drejtonte 15-vjeçari del nga rruga, plagoset pasagjeri tjetër i mitur

Policia e Korçës ka proceduar penalisht një 15-vjeçar pasi është përfshirë në një aksident automobilistik duke drejtuar mjetin pa patentë.

Mësohet se ai ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetitn në aksin “Korçë-Mborje” dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.