E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhi i ministrit Igli Hasani nga Prishtina: Shqipëria aleat i përjetshëm! NATO, garancia për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës
Lajme

Mesazhi i ministrit Igli Hasani nga Prishtina: Shqipëria aleat i përjetshëm! NATO, garancia për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani gjatë konferencës së përbashkët me homologen e Kosovës, Donika Gërvalla u shpreh se Kosova ka një aleat të përjetshëm, që është Shqipëria.

Hasani kishte një mesazh për të gjithë faktorët dhe aktorët që jetojnë në shekullin e XXI, që sic u shpreh ai nuk i çohet ushtria në kufi fqinjit.

Ministri deklaroi se garancia për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës është NATO, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

“Kosova ka një aleat të përjetshëm që është Shqipëria. Në çdo rast, në të mirë dhe të keq, Shqipëria do jetë këtu pranë Prishtinës dhe gjithë shqiptarëve të Kosovës. Ne i ndjekim me vëmendje zhvillimet në rajon dhe në kufi të Kosovës. I bëjmë thirrje të gjithë faktorëve që jetojnë në shekullin e XXI, nuk i çohet ushtri fqinjëve në kufi, por askush nuk duhet ta vazhdojë këtë lojë se është qesharake. Garancia për integritetin e Kosovës është NATO, ku dhe Shqipëria është pjesë”, tha Igli Hasani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.