Me dosje në SPAK, Rama emëron drejtor Shpronësimesh, ish-kryeyarin e Bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra
Të gjithë hajdutët, të dënuarit dhe zyrtarët e “rilindjes” që janë në proces hetimi nga SPAK, Rama i mbledh në kryeministri, ndërsa kur i arrestohen, del e thotë: – Nuk e dija që “hanin dardha pas meje”, përgjegjësia është personale…
Drejtësia po heton ish-Kryetarin e Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, për korrupsion me tenderët deri më 14 maj 2023 dhe si bashkë-hajdut i fondeve të Futboll-Klubit “Sopoti” me zv/kryetarin Andri Çota, i arrestuar më 28 shtator 2023, i cili ka rrëfyer para prokurorëve, vjedhjet që kanë bërë bashkë, dosje e cila do t’i çohet për kompetencë SPAK-ut.
Edhe pse në dijeni të faktit kryeministri Rama e ka emëruar krye hajdutin ish-kryetar Bashkie të Librazhdit, në postin Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Shpronësimeve të Pasurive, duke shkarkuar drejtoreshën Egra Ibrahimi.
Prej datës 11 janar, me Vendim nr.10 të firmosur nga kryeministri Edi Rama, ish-Krye bashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra, ka nisur detyrën si Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve, madje ka firmosur 3 vendimet e para për rrëmbim tokash e trojesh në Tiranë dhe Vlorë.
Në vendimin e qeverisë, thuhet se emri i Kastriot Gurrës, u propozua nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, por nisur prej rastit të emërimit drejtor të Ilir Beqjes dhe 15 ish- drejtuesve të tjerë e ish deputetëve, vërtetohet realiteti që është denoncuar shpesh.
Kastriot Gurra ka shkëlqyer në falsifikime dhe grabitje të pasurive kur ishte kryetar komune në Qukës, drejtor juridik në Bashkinë- Prrenjas, Drejtor ALUIZNI i Qarkut Elbasan dhe gjatë 8 viteve kryetar Bashkie në Librazhd, ku sipas KLSH-së ka bërë batërdinë në tenderë, legalizime, toka e objekte publike.
Ndërsa në SPAK është një kallëzim penal për të, ku përveç korrupsionit me tenderët, thuhet se Kastriot Gurra ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar as dënimin dhe as procedimet penale që ka në proces.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



