E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FIER/ Arrestohet  30-vjeçari  me 2 pistoleta në automjet dhe në banesë
Lajme

FIER/ Arrestohet 30-vjeçari me 2 pistoleta në automjet dhe në banesë

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi u kap me dy pistoleta.

Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, policia bën me dije se pas hekurave ra shtetasi Vjoni Gjoka, 30 vjeç, banues në Vreshtas.

Gjatë kontrollit që iu bë në automjetin me të cilin lëvizte gjatë natës në fshatrin Cakran, 30 vjeçariut iu gjet një pistoletë dhe një tjetër armë zjarri e tillë iu gjet pas kontrolleve në banesën e tij.

“Operacione të njëpasnjëshme, për të goditur rastet e armëmbajtjes pa leje, me qëllim garantimin e sundimit të ligjit në territor. Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku”. Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Kishte 2 pistoleta, në automjet dhe në banesë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Risku”, gjatë të cilit u godit një tjetër rast i posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit.

Shërbimet e Policisë, për këtë rast, arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 30 vjeç, banues në Vreshtas, pasi nga kontrollet e kryera në automjetin që ky shtetas drejtonte gjatë natës, në fshatin Cakran, dhe në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.