E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita insiston: Të rishikohet anëtarësia e komisionit për Reformën Zgjedhore
Lajme

Opozita insiston: Të rishikohet anëtarësia e komisionit për Reformën Zgjedhore

Opozita është treguar e vendosur duke deklaruar për mediat se nuk do të ketë funksion normal të parlamentit pa u respektuar rregullat dhe pa u rishikuar anëtarësia e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Bylykbashi bëri me dije se 50 deputetë të opozitës kanë kërkuar të rikthehet tradita 20-vjeçare, e cila ka garantuar dy rotacione politike me votë.

Opozita e kërkon me forcë rikthimin e kësaj tradite pasi Reforma Zgjedhore do të prodhojë një stabilitet apo destabilitet për më shumë se një dekadë.

“Pothuajse 50 deputetë të opozitës kanë kërkuar zyrtarisht që të rishikohet anëtarësia e komisionit dhe të rikthehet tradita 20-vjeçare, e cila ka garantuar 2 rotacione politike me votë, sepse rregullat e përbashkëta kanë garantuar zgjedhje normale në përputhje me standardet.

Ne kërkojmë me forcë që të rikthejmë këtë traditë sepse reforma zgjedhore është një nga reformat më të rëndësishme që do të prodhojë një stabilitet apo destabilitet për më shumë se një dekadë.

Kërkojmë që pa vonesë, parlamenti i Shqipërisë të marrë në konsideratë kërkesën tonë që komisioni t’i kthehet normalitetit, konsensualitetit dhe funksionalitetit.

Sa kohë kjo nuk do të bëhet sepse Edi Rama nuk do dhe me ndihmën e të tjerëve do të arrijë qëllimin për të veshur komisionin me një vello bipartizanizmi, ne nuk do pranojmë dhe ky parlament do të vazhdojë të jetë mosfunksional,” tha Bylykbashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.