Basha flet për takime me ambasadorë të rëndësishëm: Kam takuar disa ambasadorë, janë takime private, nuk i shfrytëzoj për interes mediatik
Kreu demokrat Lulzim Basha, në konferencën për shtyp u pyet në lidhje me akuzat e deputetëve të opozitës, se ai kishte zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në vilën qeveritare në Dhërmi ku kanë rënë dakord për miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore.

Basha u përgjigj prerë duke thënë jo, ndërsa shtoi se e gjitha është pjesë e mullirit të shpifjeve
Pyetja: Deputetë të opozitës u kanë akuzuar për një takim informal në vilën qeveritare të Dhërmiut ku jeni dakordësuar për kod të njëanshëm elektoral. Kanë qenë akuza të bëra në muajin gusht dhe janë risjellë edhe tani. Keni pasur një takim me shefin e mazhorancës?
Basha: Jo! Për kortezi meqë më pyet një zonjë gazetare, po është pjesë e mullirit të shpifjeve. Sa më shumë ta bluajmë mullirin e shpifjeve aq më pak do të merremi me çështje të vërteta. Është një gënjeshtër e pastër.
Gjatë konferencës së zhvilluar sot me gazetarët, Lulzim Basha u pyet nëse ka takuar ndonjë nga ambasadorët e huaj në vendin tonë.
Basha tha se ka takuar disa, dhe se marrëdhëniet me ndërkombëtarët janë 100% të shëndetshme, por tha se nuk do të japë një emër, pasi janë takime pune private, dhe se nuk do t’i shfrytëzojë për interes mediatik.
Pjesë nga debati:
Gazetari-Si e gjykoni faktin që asnjë ambasador nuk ju ka takuar në cilësinë e kryetarit të partisë
Basha-Ku e dini ju?
Gazetari-Po ma bëj publik një takim me një ambasador?
Basha-Dje!
Gazetari-Kush?
Basha-Është informacion që nuk e shfrytëzoj për interes mediat, është një nga ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë… Pardje, para 4 ditësh, para 6 ditësh…
Gazetari-Ju kanë takuar këtu, apo keni shkuar ju?
Basha-Zotëri takime private, janë takime private, takime pune, lëreni këtë se nuk ju nxjerr asnjë gjë. PD nuk është e izoluar, ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtarë…
Gazetari-Duhet t’u besojmë deklaratave tuaja pa asnjë fakt?
Basha-E more përgjigjen. Deklaratat e mia janë publike dhe në përgjegjësi të plotë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



