Super-ministri Gonxhe merr 13 drejtori “llokma”
Kryeministri Edi Rama, si “beu” i krejt pushtetit, ka filluar të ndajë “tepsinë”, ndarje të cilën e ka vendosur para se të sajonte ministrinë për Blendi Gonxhen, kur ka menduar se çfarë do t’i heq Ministrisë së Infrastrukturë-Energjisë e Ministrisë së Ekonomi-Financave, për t’ia dhënë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit.
Prej disa ditësh, një grup pune formal i kryeministrisë i drejtuar nga “Don” Agaçi, por me listë të paracaktuar nga Babloku, ka filluar të ndajë “llokmat” që do t’i hiqen Belinda Ballukut e Ervin Metes dhe do t’i jepen Blendi Gonxhes.
Sipas informacioneve , ministrit Ervin Mete do t’i hiqen 10 drejtori qendrore të sektorit të ekonomisë, 17 drejtori shërbimesh ku qeveria ka 100% pronësi, 21 kompanitë publike ku qeveria ka mbi 30% pronësi dhe disa agjenci që kanë të ardhurat e licencat.
Ndër më kryesoret, janë Drejtoria e Lojërave të Fatit; Drejtoria e Prokurimeve, Kontratave e PPP-ve; Drejtoria e Pronave; Drejtoria e Pasurive të Konfiskuara, Drejtoria e Investimeve, Drejtoria e Licencave Kombëtare, Drejtoria e Biznese-Tregtisë; Drejtoria e Strehimit dhe Qendra e Regjistrimit të Aksioneve, të cilat janë pjesë qendrore e “tepsisë” së pushtetit.
Me krijimin e ministrisë Ekonomi-Kulturë-Inovacion për Blendi Gonxhen, “usta” korrupsioni dhe mik i vjetër e sekser “ekselent i Bablokut; Balluku e di që do t’i hiqen shumë sektorë me bereqet.
Përveç këtyre, Blendi Gonxhe ka kërkuar , që Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, të ndahet në dy pjesë; ku ministria e tij të marrë patentat, kuaulidimin e automjeteve dhe licencat e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve e mallrave; ndërsa Ballukut t’i lihet sektori i targave, regjistrim- çregjistrimi i automjeteve dhe transporti brenda vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



