E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy makina policie dhe avokatët e presin poshtë banesës  së Berishës,pér ta shoqëruar në Spak
Lajme

Dy makina policie dhe avokatët e presin poshtë banesës së Berishës,pér ta shoqëruar në Spak

Pamjet që shihni vijnë nga poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili do të shkojë sot në SPAK, ku do të merret në pyetje për herë të parë për çështjen ‘Partizani’.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb pamjet ku shfaqen dy makina të policisë, të cilat do të bëjnë shoqërimin drejt SPAK të Berishës. Ndërkohë, avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi janë të pranishëm në pallatin ku banon Berisha, ndërsa shijojnë kafen e mëngjesit.

Kjo është hera e parë që Berisha do të pyetet në SPAK për çështjen Partizani, për të cilin është caktuar dhe masa ‘arrest shtëpie’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.