E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi paralajmëron fakte të reja: Mashtrimi në nivel ndërkombëtar
Lajme

Këlliçi paralajmëron fakte të reja: Mashtrimi në nivel ndërkombëtar

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një intervistë për CNA tha  se pret të shqyrtohen faktet e vëna në dispozicion, ndërsa tregoi se  ka zbuluar faket të reja, se inceneratori është i lidhur me një skemë ndërkombëtare mashtrimi.

“Ka vetëm një prokuror që e ka këtë çështje nën hetim, Dritan Prençi, i cili ka pasur edhe rastin e Fierit, për të cilën është bërë një punë skandaloze. Ai është kallëzuar edhe në ILD, edhe në SPAK për shpërdorim detyre. Unë gjykoj që puna në rastin e inceneratorit të Tiranës është skandaloze, tmerrësisht e dobët. Është e bërë me qëllim në atë mënyrë. Sigurisht bëhet për të amnistuar përgjegjësit kryesorë dhe pronarin real të kësaj sipërmarrje korruptive, që është Erion Veliaj. Kur nuk kanë guxim të shkojnë te Erion Veliaj, sigurisht që nuk kanë guxim të shkojnë te Edi Rama. Unë kam gjetur fakte të reja, që janë bombastike, në lidhje me inceneratorin e Tiranës dhe që tregojnë nivelin e mashtrimit ndërkombëtar, që është e shpërndarë globalisht në Maltë, në Zvicër, Vjenë, Zimbabve dhe SHBA dhe vjedh paratë tona çdo ditë”, u shpreh Këlliçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.