E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jamarbër Malltezi mbërrin në SPAK i shoqëruar nga policia
Lajme

Jamarbër Malltezi mbërrin në SPAK i shoqëruar nga policia

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka mbërritur në SPAK.

I shoqëruar nga policia, Jamarbër Malltezi është nisur për në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me hetimin për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Ju rikujtojmë se Jamarbër Malltezi po kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.

Përmes avokatëve të tij, Malltezi, i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Posaçëm për lënien e tij në “arrest shtëpie”.

SPAK kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit.

Në rekursin e depozituar, ditën e djeshme, avokatët Antoneta Sevdari dhe Jurgen Vatnikaj kërkojnë që, klienti i tyre të jetë pa asnjë masë sigurie, me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Më herët, vendimi i Apelit është kundërshtuar edhe nga SPAK, i cili kërkon kthimin në burg të Malltezit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.