E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajçak vizitë në Beograd dhe Prishtinë. Priten takime dhe me përfaqësuesit e institucioneve vendore
Lajme

Lajçak vizitë në Beograd dhe Prishtinë. Priten takime dhe me përfaqësuesit e institucioneve vendore

I dërguari i posaçëm për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirolsav Lajçak, do të vizitojë Beogradin më 29 janar dhe Prishtinën më 30 janar.

lajcak

Në Kosovë, Lajçak pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin.

Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Ndërkohë në Kosovë është konfirmuar takimi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Kjo është vizita e parë e Lajçka për këtë vit.

Kujtojmë se pas 14 shtatorit nuk ka pasur më takime ne nivelin më të lartë politik në kuadër të dialogut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.