Avokati i Berishës : Irena Gjoka synon djegien e mandatit të Berishës
“E gjithë shtyrja e seancës është për të vonuar (siç caktoi edhe datën pas 10 ditësh) për të vonuar gjykimin e kësaj kërkese, sepse i vetmi qëllim i kësaj gjykate dhe i politikës që fshihet pas saj është djegia e mandatit të deputetit të z. Berisha.”
Avokati i liderit të opozitës, Genc Gjokutaj, deklaroi sot në përfundim të seancës së radhës në SPAK se me shtyrjen që iu bë sot gjykimit të kërkesës së tyre për lejimin e z. Sali Berisha në seancat parlamentare, u kuptua plotësisht qëllimi politik që po përmbush gjykata: djegia e mandatit të deputetit të liderit të opozitës.
“Ne kemi vijuar me ankimimin e rrëzimit, – tha Gjokutaj. – Sot ishte seanca për shqyrtimin e këtij ankimi me një paradoks. Sot është dekriptuar plotësisht se qëllimi politik po realizohet në mënyrë rigoroze nga kjo gjykatë. Pse?! Në kohën e marrjes së masave së sigurimit në tetor ndaj z. Berisha, masat ishin të pakomunikuara dhe ata i konsideronin të komunikuara dhe të ekzekutuara. Sot ndodh e kundërta.
Ndërkohë që fletëthirrjen e ka firmosur e bija e z. Berisha dhe ka një raport të Policisë që z. Berisha ka marrë dijeni, Gjykata nuk e konsideron këtë si të njoftuar dhe shtyn seancën. E gjithë shtyrja e seancës është për të vonuar, siç caktoi edhe datën pas dhjetë ditësh – për të vonuar gjykimin e kësaj kërkese, sepse i vetmi qëllim i kësaj gjykate dhe i politikës që fshihet pas saj është djegia e mandatit të deputetit të z. Berisha.
Ajo është shtyrë për në datën 8 shkurt, të shikojmë se ç’marifet tjetër do të nxjerrë gjykata.
Kjo gjykatë sot mori dhe kërkesën për përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka, kërkesa e katërt që bëhet për përjashtimin e saj. Ajo nuk dëgjon. Sot ishte një qëndrim jo me dy standarde, por i shtatëfishtë.
Ne do të vazhdojmë betejën sepse kjo gjykatë, që dje i quante vendimet e komunikuara, të pafirmosura, sot me firmë dhe me dijeni e konsideron të panjoftuar, zotin Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



