E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Florian Binaj tërhiqet nga politika, tregon planet për të ardhmen
Lajme

Florian Binaj tërhiqet nga politika, tregon planet për të ardhmen

Aktori dhe moderatori Florian Binaj, ka njoftuar me anë të një njoftimi në rrjetet sociale se do të largohet nga angazhimet që ka pasur deri më tani.

“Të dashur mikesha, miq dhe armiq! Për shkak të disa projekteve artistike personale dhe profesionale të cilat mezi pres t’ju tregoj së shpejti dhe në të ardhmen e afërt, do më duhet të tërhiqem nga disa angazhime që po bëj në të tashmen Arti cilësor kërkon kohë cilësore dhe përkushtim. Pjesa tjetër e kohës është familja dhe koha për të është e panegociueshme me asgjë! Faleminderit! Ju dua!”, shkruan Binaj në postimin e tij.

Kohët e fundit e kemi parë Florian Binaj shumë aktiv në politikë, ku ka qenë i angazhuar me lëvizjen “Shqipëria bëhet” e cila drejtohet nga Adriatik Lapaj.

Por, mesa duket ai ka vendosur të largohet nga të gjitha anagazhimet e tij dhe t’i rikthehet artit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.