Veliaj jep 75 MLN lekë pa garë për Led Wall, shkallë druri dhe fuçi
Pa mbaruar festat e fundvitit në Tiranë, Erion Veliaj i është futur përgatitjeve për eventet e radhës. Blerja e skenave për këto festa është një industri fitimprurëse për disa kompani që kanë “lulëzuar” me ardhjen e Erion Veliajt alias Lali Eri në krye të bashkisë.
Këtë herë, Lali Eri ka hapur tenderin me objekt “Blerje shërbim artikuj të ndryshme për evente”, për të cilin ka vendosur të shpenzojë 75 milionë lekë. Sipas të dhënave në dokumentet standarde të tenderit, do të blihen pajisje për ngritjen e një skene koncerti, kryesish shkallë, skela, Led Wall, ndriçues.
Dhe ajo që na bën më shumë përshtypje është se do të blihen edhe 24 fuçi 1000 litërshe. Nëse do të përshkruhej se për çfarë feste apo aktiviteti do të blihen këto materiale, do të jepnim një shpjegim për fuçitë, por tani për tani nuk ka detaje.
Duke para afatin e kontratës që është përcaktuar 2 muaj, mund të hamendësojmë se kjo skenë ngrihet për festën e Ditës së Verës (14 mars). Por, duket që një pjesë e mirë e materialeve që janë në listë, janë përfshirë kot, sa për t’i rritur xhiron kompanisë fituese.

Mund të jetë edhe Festa e Shën Valentinit, apo ndonjë ditë ndërkombëtare që nuk na vjen ndërmend, gjithsesi këto evente nuk ka bindin se duhen harxhuar kaq lekë për fuçi, trarë e skela.
Dhe përveç kësaj, Lali Eri e ka dhuruar kontratën me fondin 75 milionë lekë, sepse tenderin e ka dhënë pa garë fare. Në fazën e parë kanë paraqitur ofertë 4 kompani, 3 prej të cilave janë eliminuar për mungesë dokumentesh që mund të zgjidheshin gjatë procesit. Kështu, në fund mbeti vetëm zarfi me ofertës e firmës “SCREEN AD”, e cila propozonte 74 milionë lekë (pa TVSH).
Megjithëse me ofertën më të shtrenjtë, firma në fjalë nënshkroi kontratën sepse Lali Eri eliminoi konkurrencën.
Tenderi i mësipërm është vlerësuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania, shenjë që tregon riskun e lartë të korrupsionit.
Sakaq vlen të përmendim se “SCREEN AD” ka si pronarë dy aktorë të njohur shqiptar Edmond Topi, që tashmë është drejtor festivalit ndërkombëtar të filmit “Dea open air” dhe vazhdon të merret me bashkimin e talenteve të aktrimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



