VENDIMI skandaloz/ Gjykata dënon me 6 vite burg ish-policin që vrau 29-vjeçarin për radhën në market
Ky ësgtë vendimi i gjykatës , për dënimin me 6 vite e 8 muaj burg për ish-policin Arbër Sula, i cili vrau në dhjetor të vitit 2021, Jurgen Dukën, për një konflikt në lidhje me radhën në marketin e lagjes.

Ngjarja ndodhi në një market pranë rrugës Irfan Tomini në Tiranë dhe polici Arbër Sula shkrepi pistoletën pa u menduar dy herë.
Mësohet se gjatë hetimit për policin vrasës janë dorëzuar dokumenta, të cilat e kanë nxjerrë si një person me probleme të shëndetit mendor, prandaj dhe dënimi i është ulur. Ndër të tjera ka përfituar edhe nga gjykimi i shkurtuar.
Vrasesi, punonjësi i policisë së shtetit po dënohet si një hajdut pulash. Shteti vret përsëri kete radhë jo me pistoletën e shtetit por me çekiçin e drejtësisë.
Gjyqtarët që kanë dhënë këtë vendim janë Taulant Banushi, Arnisa Këlliçi dhe Edvan Veçani.
Arnisa Këlliçi është e njëjta gjyqtare, e cila dje u akuzua nga prokuroria e Tiranës, për “Kallëzim të Rremë”, pasi ajo kishte kërcënuar veten me një letër duke pretenduar se ky kërcënim ka ardhur nga të tjerë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



