Sarandë/ Aksidenti ku humbi jetën 15-vjeçari, arrestohet shoferi i automjetit që u përplas me makinën me defekt që po shtyhej nga viktima dhe 3 të tjerë!
Policia ka vendosur në pranga 20 vjeçarin, i cili po drejtonte makinën që u përplas me automjetin me defekt që po shtyhej nga katër të rinj në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”.

Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt.
Për pasojë humbi jetën në spital, njëri nga këta shtetas, E. Ç., 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi D. Ç., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



