E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama reagon pas përplasjes Kurti-Vuçiç në KS, reagon :  E  pakuptimtë! Kosova dhe Serbia, të përqendrohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja
Lajme

Rama reagon pas përplasjes Kurti-Vuçiç në KS, reagon : E pakuptimtë! Kosova dhe Serbia, të përqendrohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjes në Këshilin e Sigurimit në OKB të kreut të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç për heqjen e dinarit.

Rama e quajti një seancë të pakuptimë, duke shtuar se Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Kreu i qeverisë shtoi se “qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm”, por theksoi se “Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë”.

Reagimi i Ramës:

Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën.

Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë në jetën e përditshme njerëzit zakonshëm, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm.

Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë.

Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.