E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ELBASAN / Apeli merr vendim për 65-vjeçarin që dyshohej se kishte abuzuar me të miturën : Urdhërohet lirimi i menjëhershëm
Lajme

ELBASAN / Apeli merr vendim për 65-vjeçarin që dyshohej se kishte abuzuar me të miturën : Urdhërohet lirimi i menjëhershëm

Gjykata e Apelit ka kërkuar lirim të menjëhershëm të 65-vjeçarit Algjir Skilja, i cili akuzohej se kishte përdhunuar me një të mitur 6-vjeçare, denoncim i bërë 8 vite më vonë nga nëna dhe vajza që sot është 14 vjeç.

elbasan

Apeli thotë se, pasi shqyrtoi provat e marra gjatë hetimeve paraprake dhe kërkesën e prokurorit për pushimin e çështjes në ngarkim të të dyshuarit, vlerësoi se nga provat, vërtetohet fakti se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim ka kryer veprën penale si një nga kushtet për caktimin e masës së sigurimit.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit Elbasan:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka zhvilluar gjykimin lidhur me revokimijn e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A. S, “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, në alternativë zëvendësimi i masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A. S, nga “arrest me burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale në caktimin e masës së sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit Procedurës Penale, si dhe në alternativë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”,  e parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 903 , datë 21.12.2023, ka vendosur:

-Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit A. S.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga personi nën hetim me iniciale A. S, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, duke e hetuar shtetasin A.S nën masën e sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” si dhe në alternativë “arrest në shtëpi”.

Gjykata e apelit, pasi shqyrtoi provat e marra gjatë hetimeve paraprake dhe kërkesën e prokurorit për pushimin e çështjes në ngarkim të të dyshuarit A.S, vlerësoi se nga provat, vërtetohet fakti se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal,  si një nga kushtet për caktimin e masës së sigurimit, gjë që bazuar në nenin 260/1 të Kodit të Procedurës Penale, passjell revokimin e masës së sigurimit.

Në përfundim të gjykimit, më datë 08.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Dritan Hasani,  vendosi:

-Ndryshimin e vendimit Nr. 903 , datë 21.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan , në këtë mënyrë;

-Revokimin e masës së sigurimit “Arresti në burg” të caktuar ndaj të dyshuarit A. S me vendimin Nr. 567, datë 23.08.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. -Urdherohet lirimi i menjehershem i të dyshuarit A. S, nese nuk mbahet per shkaqe te tjera te ligjshme.

– Kunder ketij vendimi mund te behet rekurs ne Gjykaten e Larte, brenda 45 diteve nga e nesermja e njoftimit te vendimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.